Teknologji e lartë, ose më shpesh përdoret me shkurtesën high tech (high-tech ose hi-tech) është teknologjia më e përparuar në dispozicion.
Prodhimet që aktualisht konsiderohen të teknologjisë së lartë shpesh janë produktet elektronike të avancuara kompjuterike. Megjithatë, nuk ka asnjë grup të veçantë të teknologjisë që është teknologji e lartë, definicioni është i lidhur më shumë me kohën, pra produktet e teknologjisë së lartë në të kaluarën, tani mund të përdoret nga secili dhe çdo ditë dhe të konsiderohet si teknologji jo e lartë.
E kundërta e teknologjisë së lartë është teknologji e ulët, zakonisht duke iu referuar teknologjisë të thjeshtë, shpesh tradicionale ose mekanike; për shembull, një makinë llogaritëse është një pajisje e teknologjisë të ulët.
Prejardhja e emërimit
Mbase për herë të parë u shfaq në The New York Times në vitin 1958në një histori për mbrojtje të energjisë atomike për Evropën:[1] "...Western Europe, with its dense population and its high technology..." (përk. ...Evropa Perëndimore, me popullsinë e saj të dendur dhe me teknologjinë e saj e lartë...). Një shafqje tjetër është në vitin 1968 për kompanitë e teknologjike përgjatë Rrugës 128 (Massachusetts), Boston:
Nuk është e qartë nëse emërimi vjen nga teknologjitë e larta që zbukurojnë qelqin përgjatë rrugës ose nga promovimi që sipërmarrësit kanë shfaqur gjatë fillimit të kompanive të reja.[2]
Më 1969, Robert Metz e përdorte emërimin në një kolonë financiare—Arthur H. Collins of Collins Radio "controls a score of high technology patents in variety of fields."[3] Më pas Metz, ka përdorur shpesh këtë emërim; disa muaj më vonë ai e përdori atë me një vizë "high-technology", duke thënë se një fondacion ("mban pjesë periferike për kompjuter ... pajisje për biznese, si dhe aksione të teknologjisë së lartë) "holds computer peripheral... business equipment, and high-technology stocks."[4] Për herë të parë në formën e shkurtuar "high tech" u shfq në një artikull të vitit 1971, nga Metz[5].
Ekonomia
Sektorët e teknologjisë
Mënyra e klasifikimit t sektorëve të industrisë bëhet bazë të intenzitetit teknologjik të tyre, ndërsa mënyra për produktet - në bazë të produkteve të përfunduara.
^"Energjia Atomike për Evropën", The New York Times, 4 shkurt, 1958, p. 17.Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
^Lieberman, Benry R. "Technology: Alchemist Of Route 128; Boston's 'Golden Semicircle'" The New York Times, 8 janar, 1968, p. 139.Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
^Metz, Robert (1969). "Market Place: Collins Versus The Middle Man", The New York Times, 24 prill, 1969, p. 64.Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
^Metz, Robert (1969). "Market Place: Keeping an Eye On Big Trends", The New York Times, 4 nëntor, 1969, p. 64.Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
^Metz, Robert (1971). "Market Place: So What Made E.D.S. Plunge?", The New York Times, 11 nëntor, 1971, p. 72.Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.