*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase
Claudio Ranieri është një trajner futbolli dhe një ish futbollist italian, në rolin e mbrojtësit.
Si trajner ka drejtuar ekipe të rëndësishme në kampionatin italian, anglez, spanjoll dhe atë francez duke mos humbur asnjë ndeshje derbi.[1][2]
Karriera si lojtar
Ranieri fillimisht nënshkroi për skuadrën italiane A.S. Roma si një lojtar futbolli profesionist , po ashtu gjatë dy sezoneve me skuadrën beri vetëm gjastë paraqitje. Ai gjithashtu beri dhe një huazim një mujor për Sirakuzën. Ai shpenzoi një pjesë të madhe te karrierës së tij si lojtar i Catanzaro-s (1974–1982), Catania-s (1982–1984) e Palermo-s (1984–1986). Ai ishte gjithashtu i pranishëm ne katër ngritje promocionimi ( dy me Catanzaron edhe një me secilën - Catania-n dhe Palermo-n)
Më 14 nëntor 2018, Ranieri u punësua si trajneri i ri i Fulham, duke zëvëndësuar Slaviša Jokanović.[5] Dhjetë ditë më pas, në ndeshjen e tij të parë si trajneri i ri i klubit, ai udhëhoqi Fulhamin drejt një fitoreje dramatike 3–2 kundër Southampton, duke i dhënë fundit rekordit negativ pa fitore të ekipit që nga 22 shtatori.[6] Ranieri u shkarkua nga posti më 28 shkurt dhe u zëvëndësua nga ndihmësi i tij Scott Parker; ai fitoi vetëm 3 nga 17 ndeshjet në kampionat që drejtoi.[7]
Rikthimi te Roma
Më 8 mars 2019, Ranieri u rikthye te Roma pas tetë vitesh. Ai firmosi një kontratë deri në fund të sezonit 2018–19 me një mundësi rinovimi edhe për një sezon tjetër.[8] Në rikthimin e tij si trajner i Romës, ekipi mposhti Empolin 2–1 në takimin e vlefshëm për javën e 27të të Serie A.[9]